Skip to content

Voton Albin Kurti: Sot është ditë e bardhë ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar para pak çastesh.

Në një deklaratë për mediat Kurti është shprehur se sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme ashtu siç do të jetë ardhmja.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë.

Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashur për vendin duhet të votojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita.