Skip to content

Vranë biznesmenin Rakip Roli/ Lihen në burg babë e bir

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg babë e bir të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

 

Skënder dhe Llej Likaj u arrestuan pasi akuzohen se janë autore të vrasjes së shtetasit Rakip Roli, në fshatin Sanxhak të Kurbinit mengjesin e dates 10 dhjetor.

 

Roli u qëllua në makinën e tij pak metra larg shtëpisë së vet.

 

Në “arrest në burg” u la edhe Klajdi Gjegjaj ( Belëshi), shoku i Llej Likaj.

 

Ky i fundit ka marre persiper krimin duke shfajesuar babain e tij.

 

Llej Likaj ka deklaruar se vrasjen e ka bere pasoi Rakip Roli dhe dy djemte e tij e kane rrahur.