Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi me anë të një reagimi në rrjetin social “facebook”, ka kërkuar një dënim të shpejtë për autorin e ngjarjes së rëndë.

Ndër të tjera, Subashi tha se edhe institucionet e bashkisë së Fierit do të sensibilizoheshin me rastin e rëndë të vrasjes së 8 vjeçarit duke njoftuar se do të mbahej një minutë heshtje.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi:

Duke dënuar ashpër krimin e kryer ndaj Mateos 8- vjeçar dhe duke apeluar për një hetim, gjykim dhe dënim të shpejtë të autorit të ngjarjes makabre, dita e sotme, 17 Nëntor 2021 do të jetë një ditë solidariteti me familjen e Mateos për Bashkinë e Fierit. Në të gjitha institucionet e Bashkisë Fier, në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re