Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me ngjarjen makabër të ndodhur në Fier ku autori Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe groposi një djalë 8 vjeçar.

Basha tha se një ngjarje e tillë nuk ndodhte për herë të parë në vend dhe se kjo ishte një këmbanë alarmi për institucionet. Ndër të tjera kryedemokrati theksoi se tragjedi të tilla në vend duhet të parandaloheshin më parë duke lënë mënjanë propagandën.

Reagimi i Plotë i kryedemokratit, Lulzim Basha:

Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!

Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re