Elona Kaleshi është marrë në pyetje nga prokurori i hetimeve paraprake të dosjes së vrasjes së çiftit Pasho, në fillim të nëntorit 2015 në Firence të Italisë, por nuk ka pranuar të flasë. Organi i prokurorisë pret raportin mbi analizën e gjurmëve biologjike në pjesët e copëtuara të trupave të çiftit Pasho dhe analizën e gjurmëve të gjakut që janë marrë në dy apartamente tashmë të sekuestruara. Këto dy apartamente janë: ambienti ku kaluan ditët e fundit çifti Pasho dhe apartamenti ku ka bashkëjetuar Elona Kaleshi me djalin e çiftit Pasho.

Ndërkohë për Kaleshin, trupi gjykues la në fuqin masën “arrest me burg”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re