Ashtu siç ishte njoftuar, ka nisur marshimi në sheshin “Skënderbej” për vrasjen e Egli Progës.

Pjesëmarrësit me pankarta në duar, kërkojnë drejtësi për Eglin, ndërsa banderola kryesore është “kundër gangove në pushtet”.

Në protestë është kryetari i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, përfaqësues nga Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje.

Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën.

Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko