Fax News mëson detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u vra në derën e shtëpisë ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës Pashko Ujka.

Të afërmit e tij sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kercënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohes kur ka qënë deputet apo kryetar i komunes Velipojë.

Gjithashtu ai nuk ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh, konfirmojnë të afermit e të ndjerit Pashko Ujka.

Ai pritet që të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërkohë që Policia nuk ka mundur që të bjerë ende në gjurmët e autorëve.

Pashko Ujka, 64 vjeç, ish-deputet i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës u qëllua mbrëmjen e djeshme një plumb në shpinë, menjëherë sapo kishte dalë nga banesa e tij.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Burime bëjnë me dije se derimë tani nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia nuk ka arritur që të sigurojë ndonjë të dhënë për autorin e vrasjes.

Një nga pistat ku po hetohet dhe ka dyshime që mund të jetë planifikuar atentati është ajo e aktivitetit me të cilin është marrë prej vitesh Ujka në fushën e ndërtimit./Faxweb.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re