Protuestuesit tek Ministria e Brendshme i kanë bërë thirrje policëve të heqin kapelet. Të rinjtë dhe shoqëria civile i kërkojnë policëve të solidarizohen me vrasjen e Klodian Rashës dhe të heqin kapelet.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj si dhe dënimin me burg për drejtuesit e Policisë.
Gjatë protestës ka patur edhe tension dhe përplasje të protestuesve me policinë.
Protesta ka qenë e thirrur në rrjetet sociale dhe nuk ka patur organizim politik.
25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes, pasi ky i fundit dyshoi se ai kishte një armë në dorë.
