Mungesa e një prej gjyqtarëve të trupës gjykuese, ka shtyrë për një tjetër ditë, seancë në ngarkim të ish efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj, nën arrest për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar. Evektivi Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”. Seanca u ndoq edhe nga babai i viktimës, Qazim Rasha.

Seanca e radhës u caktua më 14 korrik ora 13:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re