Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Teta akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer paramendim“ në bashkëpunim në kuadër të “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Për vrasjen e ish-efektivit akuzohen dhe disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Më konkretisht policia ka shpallur në kërkim: Leonard Dukën; Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën, Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Manxhakun dhe Xhoni Nicën. Gjykata e Posaçme vitin e shkuar ka nisur hetim veç për Tetën, duke e ndarë çështjen nga 8 personat e tjerë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re