Skip to content

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, lihet në burg i arrestuari Albert Zaja

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Albert Zajën, të arrestuarin për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt.

Gjatë transferimit në Gjykatë, Zaja ishte i rrethuar nga efektivët e FNSH me skafandra dhe jelek anti-plumb.

Vetë ai kishte kapuç në kokë dhe maskë anti-Covid duke mbuluar fytyrën.

Zaja u arrestua të dielën në Nikël të Fushë Krujës ndërkohë në kërkim për vrasjen e Kastratit janë edhe Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio Cara 39 vjeç.