Pas vrasjes horror të 8-vjeçarit në Fier, dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe të rinj kanë marshuar në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, për të ndërgjegjësuar shoqërinë dhe institucionet përkatëse të reagojnë sa më shpejt.

 

Me pankarta ku shkruhej ”Stop Dhunës”, ata vunë në dukje pasigurinë që rrethon fëmijët, ndërsa i bënë apel shtetit të bëjë detyrën ndaj abuzuesve dhe kriminelëve.

 

 

Sa i përket kthimit të dënimit me vdekje, për të cilin familjarët e 8-vjeçarit kanë mbledhur edhe mijëra firma, qytetarët ndajnë mendime të ndryshme pro dhe kunder .

 

 

Në marshim mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Ajo ftoi të gjithë deputetët e tjerë të bashkohen e të reagojë ndaj rastit në fjalë.

 

LINDITA NIKOLLA

KRYETARE E KUVENDIT

 

Parlamenti do punojë, do e përdorë këtë moment për të përfshirë të gjithë grupet e interesit që të kemi sa më shumë një proces shterues për të mësuar nga pikëpamja ligjore. Nuk mjaftojnë vetëm ligjet, ligjet duhen zbatuar, duhet edhe një ndërgjegjësim që të parandalojmë fenomene të tilla e mos ndodhemi para një ngjarje makabre si ajo e Fierit”

 

Marshimi i kësaj të premteje është vetëm një nga reagimet që pasuan vrasjen brutale të djalit 8-vjeçar nga Klodian Calamani në Fier.

 

Familjarët e  viktimës dhe shumë qytetarë të tjerë kërkuan dënimin me vdekje të autorit të krimit, i cili tashmë është izoluar në komisariatin e Vlorës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re