Zbardhen detaje të reja nga vrasja e pasdites së sotme në Durrës.

Mësohet se viktima Edmir Bregu që ka ndryshuar emrin në Ilir Kuçi, është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme.

Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë teksa Policia po bën krehjen e zonës.

Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në Polici, dhe nuk janë të pakët në numër.

Sa i përket viktimës, nuk ka ende informacion mbi të shkuarën e Edmir Bregut apo Ilir Kuçit, ndërkohë që ai ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re