Skip to content

Vrasja në Kodër Kamëz/ Detaje të reja: Autorët lanë kallashnikovin në makinë dhe…(Fotoja e viktimës)

Dalin detaje të reja nga atentati me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kodër Kamëz ku viktimë e atentatit mbeti Can Kariçi 30 vjeç.

I riu mësohet se po qarkullonte me një automjet tip ‘Golf 5’ në momentin kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Makina tip “Audi” që u dogj në Institut që dyshohet se u përdor nga autorët ishte me targa të huaja.

Ndërkohë po verifikohen nëse targat janë regjistruar në ndonjë shtet. Në brendësi të saj u gjet një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se është arma e krimit. Can Kariçi u gjet i plagosur në makinën e tij rreth orës 20:00 dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Personi në foto është viktima e ngjarjes:

/faxweb