Skip to content

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori

Arrestohet autori që ka vrarë një 31 vjeçar me breshëri kallashnikovi pak më parë në Vlorë. Ai është identifikuar nga dëshmitarët që ishin pranë vendit të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike pak minuta më parë.

31-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me të zeza, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar shumë pranë një lokali.

Pak minuta pas vrasjes autori ka rënë në prangat e policisë.