Arrestohet autori i vrasjes në një lokal të Tiranës këtë të premte.

Mexhit Picari u prangos nga policia, dy orë pasi kishte qëlluar për vdekje në një lokal tek zona e Ish Ekspozites, dhëndërrin e tij Kudret Saliaj.

Po ashtu në ngjarje u plagos edhe avokati Adriatik Cama, që mbronte në gjyqin e divorcit viktimen Kudret Saliaj.

Vajza e autorit ishte ne proces divorci me Kudret Saliaj, gjë që mesa duket nuk është kapërdire nga babai i gruas, Mexhit Picari.

Ai ka qenë efektiv policie, ndërsa tani ruante objekte të rëndësisë së veçantë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko