Skip to content

Vráu dy motrat në Astir, zbardhet dëshmia e autorit: Jam i martuar, por kisha lidhje me Zhanetën (Çfarë ndodhi para èkzèkutimit)

Zbardhet dëshmia e Përparim Ademit, i cili vráu dy motrat Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin ditën e djeshme në Tiranë. Para pòlicisë, 59-vjecari tha se është i martuar, por mbante lidhje me Zhanetën, të cilën e vráu për shkaqe xhèlozie.

“Dyshoj se ajo kishte një lidhje tjetër. Javët e fundit Zhaneta ishte distancuar. Jam i martuar, por kisha lidhje me Zhaneta Metanin. S’kisha qëllim t’i vrísjá. Në dèbat e sipër ato më òfènduan”, tha Ademi.

Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar. Gjatë javëve të fundit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër.

Ngjarja e rèndë ndodhi paraditen e 31 Dhjetorit 2020 kur Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdêkje nga Përparim Tela (Ademi). Një ditë më parë u raportua se  Ademi bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen, dhe kjo duket se është bërë shkak dhe për kònfliktin me pasoja kaq të rènda. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb