Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 21-vjeçari Aldi Rama, i cili paraditen e djeshme vrau me armë zjarri nënkomisarin e Policisë Saimir Hoxha.
Burime bëjnë me dije se Rama ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që gjendja e tij ishte e rëndë, pas vetëplagosojes me armë.
I riu i rezistoi thirrjeve të RENEA-s dhe policisë për t’u dorëzuar dhe qëndroi për orë të tëra i fshehur në lagunë. Në rrethana që ende nuk dihen, ai sipas policisë ka qëlluar veten me armë, ndërkohë që plumbi e ka kapur në anën e kokës, sipër veshit duke i shkaktuar plagë të rënda.
Menjëherë pas lokalizimit dhe gjetjes së tij, 21-vjeçari u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku mjekët nuk dhanë shpresa që ai do të mund të mbahej në jetë. Pavarësisht se e vendosën në intubim, i riu nuk ka mundur që të mbijetojë.
Vijon…
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb