Gjykata e Apelit ka vendosur të mos pranojë ankimimin e shtetasit Marjus Dema, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij, 27-vjeçarit Mehmet Qema, te “5 Maji”, në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Demën për vrasjen e të riut.

Ai kërkoi lirinë në Apel me argumentin se e kishte kryer vrasjen pa dashje dhe se ishte penduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re