Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkoi dorëzimin e pasaportave diplomatike të dhëna për kombëtaren shqiptare në 2016, me arsyetimin e si ka mbaruar afati.

Ndërkohë Gianni De Biasi, në një intervistë në “Radari Informativ” në “ABC” hodhi poshtë pretendimet e ministres aktuale Olta Xhaçka, duke sqaruar se pasaporta diplomatike skadon në 2026.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk i është bërë asnjë komunikim zyrtar për këtë çështje.

“Nuk kam pasur asnjë komunikim zyrtar dhe nuk kam biseduar me askënd. Pasaporta ime skadon në 2026 dhe nuk besoj të kem problem. Unë nuk e kuptoj përse duan që t’ja dorëzoj, por nëse duan që t’ja kthej për mua nuk ka asnjë problem sepse vazhdoj me pasaportën time normale. Shpresoj që ky njoftim të mos jetë i vërtetë sepse do të jetë autogol”, tha ai.

Gjatë intervistës, De Biasi tha për gazetaren Jonida Shehu se deri më tani ka vepruar me pasaportën e tij.

“Jam një qytetar normal si gjithë të tjerët. Por dua të them se momenti kur ma dhanë, më lumturoi”, tha Gianni De Biasi.

Më tej ai shtoi se nëse është problem për qeverinë aktuale që disponon pasaportën diplomatike, atëherë ai e kthen, pasi nuk pretendon të krijojë incidente diplomatike.

“Është shumë e thjeshtë, nëse unë të dhuroj diçka, nesër nuk do të vij të ta kërkoj sepse ndryshuan kushtet apo atmosfera. Pasaporta skadon në 2026 dhe pas kësaj nëse nuk do të ma japësh atëherë në rregull. Nuk e kuptoj përse e duan, gjithsesi unë nuk dua të krijoj incidente diplomatike”, përfundoi De Biasi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re