Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar nëse Lulzim Basha do ta përjashtojë Sali Berishën nga parlamenti.
Ai shkruan se Basha nuk e ka në dorë që ta largojë Berishën pasi nuk mund të përjashtojë dot nga grupi parlamentar asnjë deputet, kur ky i fundit është korrekt me linjën politike të partisë.
Manjani shkruan se deputetët nuk u përjashtokan për qejf të dynjasë e as për qejfet e ambasadave.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Dhe njëherë, që ta mbyllim këtë temë krejt pa interes për publikun.Lulzim Basha NUK E KA NË DORË ta largojë Berishën nga parlamenti.
Ligjërisht deputeti largohet vullnetarisht ose e largon ligji kur i provohet shkelja që ka bërë.Nuk të largon partia nga mandati, në ditët e sotme, o shokë e shoqe!!!
Nuk e ka në dorë më partia këtë punë, që prej 30 vitesh. Po ta kishte më së paku do largonin ata që nuk pranuan të digjnin mandatet (sa për ilustrim).
Gjithashtu, Lulzim Basha nuk mund të përjashtojë dot nga grupi parlamentar asnjë deputet, kur ky i fundit është korrekt me linjën politike të partisë.
Nëse deputetët u përjashtokan për qejf të dynjasë, atëherë ai smund të jetë më drejtues i asnjë ekipi, se qejfet e dynjasë nuk mbarojnë… në këtë “qejf” përfshij edhe qejfet e ambasadave..
Poooooor, Lulzim Bashës sot e gjithë ditën duhet t’i kërkojmë hesap përse nuk po bëhet qendra e drejtimit të opozitarizmit në Shqipëri?
Përse ka rryma e individë në opozitë e qeverinë që nuk po i afron në një platformë të integruar? Kur dhe si do të drejtojë dialogun për të bërë reformën kushtetuese e politike?Këto janë përgjegjësi e Lulzim Bashës e jo debati idiot, e përzë apo jo dot Berishën.
Sepse nuk e ka në dorë, as ai e as kush!
Meqë ra fjala edhe këtë fakt , pra që ska gjë në dorë, duhet ta thotë vetë Basha që të mbyllet kjo temë që po merr vemendje publik krejt panevojë!!!
Sinqerisht nuk e kuptoj përse merr kosto kot për gjëra që nuk janë në dorën e atij?!!