Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje sot që të pritet me durim, dalja e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndërkohë, paraditen e së hënës Kim së bashku me Kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashin, ka vizituar dy qendra të numërimit të votave në Tiranë.

“Ka nisur procesi i numërimit për zgjedhjet e Shqipërisë, – shkroi Ambasadorja Kim në rrjetet sociale.

“Me Ilirjan Celibashin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vizitova qendrat e numerimit në “Vasil Shanto” dhe Shkolla e Kuqe.

Punë të mbarë dhe faleminderit të gjithë numëruesve dhe stafit që punon gjithë natën. Le të presim të gjithë me durim rezultatet. SHBA do të jenë me ju deri në fund!” ka theksuar ambasadorja amerikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re