Skip to content

Yuri Kim mesazh pas Kuvendit të PD: Të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën

website Kim 1

Dy dite pas Kuvendit Kombetar te partise demokratike, ambasadorja amerikane ne Tirane ka postuar nje mesazh ne rrjetin social twitter ku ben apel per distancim nga e kaluara.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

 

 “Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën.”

 

Te shtunen partia demokratike mblodhi forumin e saj me te larte, Kuvendin Kombetar I cili miratoi ndryshimet ne statutin e PD dhe zgjodhi 300 anetaret e Keshillit Kombetar.

 

Ajo qe ra ne sy ne kete kuvend ishte pritja qe iu rezervua ish kryetarit Sali berisha e mbeshtetja qe Basha e Berisha I dhane njeri-tjetrit.

 

Ky eshte forumi I pare I Partise Demokratike ku Berisha merr pjese pas shpalljes non-grata nga Shtetet e Bashkuara.