Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë sërish nga selia e saj diplomatike dhe në mesnatë ka shkuar pranë shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet ku procesi i numërimit të votave nuk po riniste edhe pse të gjitha kutitë kishin mbërritur.

E shoqëruar nga kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi, ambasadorja u ka kërkuar komisionerëve të nisin sa më shpejt numërimin. Ajo që ka rënë në sy ishte kërkesa e saj që numëruesit e PD të mos mbanin bluza me numrin 9.

“Nëse nuk keni bluza të tjera, kthejini mbrapsht ato që keni veshur” – u tha ajo. Pritet që procesi i numërimit të nisë pas pak sapo komisionerët të trajnohen për procesin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re