Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën pasi institucioni u ngrit para disa javësh.

Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë GJykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. Ndër të tjera, ambasadorja e SHBA shpreh mbështetje për rezultatet që pritet të japë reforma në drejtësi.

Statusi i plotë

Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re