Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e SPAK në Tiranë.

Bëhet me dije se Kim zgjodhi të bëjë këtë vizitë për të prezantuar hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve.

Krahas kësaj, vizita e Kim në SPAK vjen një ditë pas takimeve të rëndësishme të Reeker në Tiranë dhe mesazheve të tij për inesifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.

Mësohet se veç të tjerash Yuri Kim takoi Arben Krajën dhe Aida Hajnajn.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re