Ambasadorja Amerikane Yuri Kim vlerëson shortin e hedhur dje në presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillit të emërimeve në drejtësi.

 

Në një reagim të sajin në twitter, Yuri Kim shprehet e kënaqur që një ditë më parë në trasparencë u përzgjodhën magjistratët që do të do përbejnë trupën e re të KED.

 

Me vlerësimin se zbatimi i reformës në drejtësi po vazhdon, diplomatja amerikane, kujton se me shortin e hedhur të premten i hapet rruga plotësimit të gjykatës kushtetuese në fillimin e 2022-it.

 

Aktualisht Kushtetueses i mungojnë tre anëtare.

 

Do të jetë ndër detyrat kryesore të 9 anëtarëve të rinj të ked për të vlerësuar dhe renditur kandidatët për anëtarët e rinj të gjykatës. “inkurajojmë të gjitha aktorët,- shkruan ambasadorja amerikane,- që pavarësisht pengesave të bëjnë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re