Tre persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi akuzohen se kanë zaptuar pronën publike.

Kontrolle shtuara në vijën bregdetare  për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje,  kanë bërë që të konstatohen 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Për këtë arsye u proceduan penalisht shtetasit:

B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re