Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Artan Shkëmbit për tu rikthyer në detyrë. Sipas vendimit të gjykatës së Lartë që Faxweb posedon, nuk ka asnjë shkelje procedurale nga gjykata e Apelit dhe për këtë shkak vendosi të mos pranonte ankimin e bërë nga Shkëmbi, duke rrëzuar kërkesën e tij.

Nga ana tjetër, vendimi hedh dritë mbi dyshimet e ngritura nga SPAK kundër një prej drejtuesve të OFL, operacion që do të godiste pasuritë e pajustifikuara të botës së krimit. Zyrtari i lartë i Policisë i cili po hetohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “zbulim i akteve ose i të dhënave sekrete”, në Gjykatën e Lartë heqjen e masës së “pezullimit nga detyra” caktuar për të nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme.

(R.g/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re