Mbi 4 kuintalë hashash, me vlerë rreth 2 milion euro, u kapën nga policia në Itali. Droga posedohej nga një çift bashkëshortësh. Burri është lënë në masën e arrestit me burg, ndërsa gruaja në arrest shtëpie.

40-vjeçari Flamur Gjini, përfundoi në burg ndërsa gruaja e tij, Teuta Gjini 30-vjeç u vendos në masën e arrestit të shtëpisë.

Policët mësuan se dy bashkëshortët e kombësisë shqiptare, me banim në Noicattaro, kishin shndërruar një magazinë në një qendër të vërtetë të magazinimit dhe paketimit të drogës.

Operacioni ndodhi gjatë natës dhe agjentët gjatë operacionit vunë re që gruaja u mundua të fshinte çelësat e magazinës në të brendshmet e saj. Kjo sjellje nuk u shpëtoi policëve të cilët, pas një kontrolli të hollësishëm të ndërtesave në zonë, arritën të zbulonin garazhin nëntokësor, jo shumë larg shtëpisë.

Sapo hynë në dhomë, agjentët gjetën mbi tridhjetë kuti, zakonisht të përdorura për ruajtjen e frutave, brenda të cilave ishin fshehur pako të shumta me lëndë narkotike.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re