90 deputetë votuan pro zgjatjes së koncesionit për aeroportin e Rinasit deri në vitin 2040.

Marrëveshja me pronarët shqiptarë është mbrojtur nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, e cila ka renditur si argument pro zgjatjes së koncesionit së pari vlerën e investimit që do të shkojë në 99 milionë euro dhe dyti uljen e çmimit të biletës.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES

 

 “Tarifa e aeroportit për të gjithë pasagjerët adultë ulet me 20-25%, ndërkohë që tarifa për të gjithë pasagjerët fëmijë do të ulet me 40%.”

 

Por kjo masë nuk është e vetme për uljen e çmimit të biletës, pasi qeveria i ka kërkuar koncesionarit liberalizimin e furnizimit me karburant të avionëve sepse çmimi aktualisht është më i larti në rajon.

 

“Nëse në rajon lëviz nga 730 në 760 zakonisht sipas lëvizjeve të bursës, në aeroportin e Rinasit çmimi i blerjes së karburantit arrin deri në 1060 euro për metër/ton. Pra kuptoni një diferencë të jashtëzakonshme e cila ka qenë e reflektuar në biletë.”  

 

Si argument i shtuar për zgjatjen me 13 vjet të koncesionit mbi aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ministrja Balluku ka sjellë në vëmendje edhe efektet e pandemisë mbi fluturimet.

 

“Në rast se kjo verë do të digjet për të gjithë Europen do të arrihet ajo shifër e pasagjerëve dhe e trafikut ajror që kishim në vitin 2019, vetëm pas vitit 2029.”

 

Historia e dhënies me koncesion të aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri nisi me qeverinë Nano në vitin 2005. Në 2016 u arrit marrëveshje për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve, duke shtyre zgjatjen e tij deri në 2027, dhe pas vendimit te parlamentit afati zgjatet për herë të dytë me 13 vite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re