Zbatimi i projektit për zgjatimin e Lungomares, është pritur me kundërshti nga disa banorë të lagjes 1 Maji në qytetin e Vlorës. Shkak për këtë është bërë se qytetarët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, për të cilat thonë se i kanë me letra të rregullta, dhe se nuk mund të lihen në qiell të hapur.

Sipas gazetares së Fax News Afrovita Hysaj janë 15 banesa që rrezikojnë shembjen, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre thonë se nuk janë lajmëruar në kohë për aksionin e IKMT-së.  Një prejj qytetarëve që do ti prishet banesa, shprehet se është socialist, dhe ka votuar për Edi Ramën, por kjo qeveri është duke u sjellë njësoj si pushtuesit.

“Kjo qeveri po në gëlltit po na zhduk fare, më qan shpirti mua, është njësoj si të na pushtojë greku e serbi. Sa për Edi Ramën i kam dhënë gjithmonë votën, e sa të vdes socialist do të jem. Nuk kam takuar asnjë, i lutem Edi Ramës që të vëjë dorën, do vdesë plaku te fadromat, unë nuk dal nga banesa, jam në ballë të luftës”, shprehet qytetari që do ti prishet banesa.

“Edhe qeni që është qen, i bën një kasollë. Kur të më kalojnë lekët në bankë mua, hajde prishe, po me një copë letër nuk gënjehem unë”, thotë më tej banori.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re