Sekretari i Përgjithshëm Lëvizjes Socailiste për Integrim, Endrit Braimllari ka bërë thirrje kërkesa për zgjatjen e afateve të vetingut të mos kthehet në një Pazar politik. Gjatë një intervistë për gazetarin e Fax News, Arbi Fortuzi, Brimllari u shpreh se reforma në drejtësi ka rënë dhe I shërben vetëm kastës së rilindjes.

Pjesë nga intervista me Braimllarin

“Sot është dita e çlirimit të Korçës, por në Korçë ka një largim masiv të të rinjëve për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë. LSi ka në fokus të rinjtë Me një axhendë të qartë mbi ccështjen e punësimit të të të rinjëve”,- tha ai

Lidhur me zgjatjen e afatit të organeve të vetingut Braimllari tha: Sipas raporteve ndërkombëtare ka një krisje besimi tek reforma në drejtësi. Është më I ulët besimi sot se në momentin kur nisi kjo reform. Ka ccështje pa fund në gjykata. Kemi dhe një sistem ku Rilindja ka future duart.

Procesi vetingut nuk është i LSI. Kjo kërkesë nuk duhet të shërbejë për pazare në dëm të interesit të qytetarëve. Kur zoti Meta ishte kryekuvendor punoi intensivisht për të arritur këtë reformë në mënyrën më të mirë të mundshme. Besimi të vinte në rritje. Kemi një reformë që po I shërben politikanëve dhe jo qytetarëve, është reformë për rilindjen”.

Vetingu në politik sipas tij lidhet besueshmërinë e SPAK. Braimllari tha se “LSI nuk është njohur me draftin. Unë them se kjo sështë ccështje besimi te SPAK. VEtë SPAK duhet të japi prova konkrete për denoncimet që ne kemi bërë, si shpërdorimin e fondeve të rindërtimi..etj”

Pyetjes se me cilin prej Berishës dhe Bashës do bashkëpunonte më mirë LSI, Ai u shpreh se kjo forcë politike është e përqendruar tek rruga e saj në opozitë dhe se çështjet e PD ishin të brendshme dhe nuk mund të merreshin me këtë pjesë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re