Anëtari i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ishte i ftuar në Fax News, ku foli në lidhje me zgjedhjen e pdagogut Mark Marku si drejtues politik i qarkut të Lezhës. Sipas Biberajt, Mark Marku është propozim i Bashës, sepse 20% e kandidatëve janë atribut i kryetarit të partisë.

“Z.Mark Marku nuk ka kaluar nga kufizat sepse ky ishte pakti, që 5 anëtarët nuk duhet të ishin të propozuar dhe nëse duhet të ishin propuzuar nuk do t’i nënshtroheshin filtrimit. Z.Mark Marku është propozim i z.Basha sepse në udhëzimin që është miratuar në kryesi, në qershor të vitit të kaluar është thënë tekstualisht që 20% e kandidatëve do të jena atribut i kryetarit të partisë z.Basha.

Kështu që në këtë rast z.Basha ka ushtruar të drejtën e vet që e ka të miratuar nga kryesia e këshillit kombëtarë dhe është normale që kryetari i partisë të ketë të drejtën për të përzgjedhur 20% pa kaluar kto filtrat partiakë”-tha Biberaj. Biberaj është shprehur se opozita në Shqipëri është nje fenomen jashtëzakonisht i vështirë dhe nuk është dakort me ato politikanë që bëjnë opozitën e opozitës.

“Mendoj që opozita e opozitës është një deformim demokracie tipike shqiptare, nuk kam qenë dhe nuk jam asnjëherë dakort për ato politikanë që bëjnë opozitën e opozitës.

E ka thënë Churchilli që problemi është qeverisja dhe momentet që mund të jesh edhe pjesë e qeverisjes, mund të bësh kritika është krejt normale meqë partia del në opozitë ngrihet flamuri i bardhë sepse përballë ke një qeverisje, ke një maxhorancë e cila gjykohet për punë që bën mirë ose keq ose për ato që nuk i bënë sepse në fund të fundit jeta jonë e përditshmë është e lidhur me qeverisjen, normal që opozita është një frymë, është një inspirim, është një shpresë, është një besim, por të dalësh çdo ditë dhe të sulmosh opozitën i bie që i bënë shërbim qeverisjes pa përmendur fare qeverisjen.

Secili është i drejtë se jemi në demokraci për të dhënë opinionet e veta, por unë po jap një opinion politikë lidhur me modelin e opozitës së opozitës që unë nuk e kam ndeshur në politikën botërore dhe them që kam nja 30 vite që e ndjek sidomos politikën amerikane.

Në qoftë se nesër Joe Biden merr detyrën dhe do ta marrë patjetër historia e Donald Trump-it mbyllet pas datës 21 qytetarët amerikanë do t’i kërkojnë llogari presidentit të ri, sepse atë e kanë votuar me datën 3 nëntor, kshuqë unë mendoj që nuk është detyrë shumë fisnike që të merresh me opozitën dhe aq më tepër të kesh tendenca për të ulur si të thaush reputacionin e opozitës, për të bërë vetëm kritika.

Opozita në Shqipëri është një fenomen jashtëzakonisht i vështirë. Çdo opozitë ka pasur vështirësitë e veta sidomos kur bëhet fjalë për opozitë në dy mandate, vështirësit shtohet sepse anëtarët, simpatizantët, militantët ditën e parë që vjen partia tjetër i kanë hequr nga puna”- u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtarë të PD, Biberaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re