Zgjedhje në 6 bashki? Presidenti Meta: S’kam asnjë kërkesë, po të duan le t’i shpallin vetë!

Screenshot_13-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin e arsyetuar mbi lënien në fuqi të zgjedhjeve vendore të 2019 në 36 faqe, trupa gjykuese argumenton konkluzionin se ajo nuk ka kompetencë të shqyrtojë proceset zgjedhore.

Presidenti Meta deklaroi se ende nuk e ka lexuar:

“Nuk ka nevojë fare të angazhohet presidenti për këtë çështje nëse kjo është kuptuar që zgjedhjet e 30 Qershorit ishin të ligjshme dhe legjitime, pra nëse është kështu zgjedhjet nuk kanë nevojë të bëhen me dekret të presidentit, aty e kanë parlamentin. Ti shpallin.

A i pengova unë të bëjnë zgjedhje në 30 qershor pa dekret, jo përkundrazi? I lashë atje. Nuk i kam penguar asnjëherë. Nëse nga leximi që do i bëjmë gjykatës Kushtetuese dhe nga detyrimet që mund të lindin ne do të jemi të detyruar të japim përgjigje, që po ky është detyrim ose kjo nuk është e drejtë, pastaj kemi instrumente të tjerë përtej kushtetueses për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve shqiptarë.

Nuk dua ta paragjykoj sepse nuk e kam, por do të jetë një qëndrim zyrtar për të gjithë aktorët në vend, parlamentin, Kushtetuesen, forcat politike dhe mbi të gjitha për të gjithë qytetarët nëse do të jetë e nevojshme do të ketë edhe mekanizma të tjerë, pasi ka edhe gjykata Europiane, por unë ende nuk kam nisur ta lexoj. Do të nis të lexoj kur ta shikoj me vulë dhe firmë” tha ai.

I pyetur nëse vendimi do të ishte ndryshe nëse gjykatës do i ishte drejtuar një forcë politike dhe jo shoqata e bashkive, kreu i shtetit tha se “Nuk dua të hyj në këto cështje, pasi janë si puna e atyre që duan t’i shmangin gjërat me procedura, unë jam njeri i thelbit, përmbajtjes. Këtu kemi një mos marrëveshje kushtetuese. Prandaj edhe PE, Bungdestagu kanë thënë që këtë duhet ta zgjidhë Kushtetuesja. Këto teknalitetet që kjo është shoqatë, kjo është diçka tjetër. Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar në asnjë gjykatë” tha ai.

Por a do t’i shpallë zgjedhjet në 6 bashkitë? “Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë kërkesë zyrtare, po të kisha do të kisha mbajtur një qëndrim zyrtar” tha Meta per Abc.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë