Gazetari Gjergj Stefa, i ftuar në një emision televiziv, prezantoi rezultatet e fundit të një sondazhi të kryer nga kompania e njohur “Sonketa”, që kishte si qëllim të matë mbështetjen aktuale që gëzojnë partitë politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit, në rast se ato do të zhvilloheshin sot.
Gjatë prezantimit të tij, Stefa ndaloi veçanërisht te ndarja e mandateve në qarkun e Tiranës, të cilin e cilësoi si një zonë kyçe dhe vendimtare për balancën politike kombëtare.
Sipas tij, rezultati në këtë qark do të jetë i ngushtë dhe çdo votë do të ketë peshë të madhe, por ajo që do të bëjë diferencën dhe mund të ndikojë ndjeshëm në ndarjen përfundimtare të mandateve do të jetë vota e diasporës.
Ai theksoi se përfshirja e emigrantëve në procesin zgjedhor është bërë gjithnjë e më e rëndësishme, duke qenë se numri i tyre është i konsiderueshëm dhe ata mund të jenë faktor vendimtar në përcaktimin e fituesit në qarqe të mëdha si Tirana.
Rezultati në total
PS- 74, 75 mandate
PD- 56, 57 mandate
PSD Tom Doshi- 3 mandate
Lapaj- 2 mandate
Agron Shehaj- 1 mandat
Lëvizja Bashkë, Arlind Qori- 1 mandat
Lulzim Basha- 1 mandat
Qarku Vlorë
PS- 9 mandate
PD- 3 mandate
Qarku Shkodër
PS- 4 mandate
PD- 5 mandate
PSD- 2 mandate
Qarku Kukës
PS- 1 mandat
PD- 2 mandate
Qarku Dibër
PS- 2 mandate
PD- 3 mandate
Qarku Lezhë
PS- 3 mandate
PD- 4 mandate
Qarku Berat
PS- 4 mandate
PD- 3 mandate
Qarku Gjirokastër
PS- 2 mandate
PD-1 mandat
Lapaj- 1 mandat
Qarku Fier
PS- 9, 10 mandate
PD- 5, 6 mandate
DPZH- Dashamir Shehi- 0-1 mandat
Qarku Tiranë
PS- 18 mandate
PD- 14 mandate
Adriatik Lapaj- 1 mandat
Lëvizja Bashkë- 1 mandat
Partia Mundësia, Agron Shehaj- 1 mandat
KEA, Basha- 1 mandat
Qarku Elbasan
PS- 8 mandate
PD- 6 mandate
Qarku Durrës
PS- 8 mandate
PD- 6 mandate
Qarku Korçë
PS- 6 mandate
PD- 4 mandate