Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar pakot me fletëvotime të cilat janë dërguar përmes postës nga qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosovës.

Pakot janë marrë nga qendra Transitore Postare dhe janë dërguar drejt KQZ-së, të shoqëruar nga patrullat e Policisë së Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

Votat janë sjell në thasë të lidhur, raporton “Telegrafi”, dhe janë marrë nga persona të autorizuar, po ashtu gjatë procesit kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë edhe vëzhguesit e akredituar dhe organizatat të cilat kanë qenë të interesuara.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në Kosovë këtë të diel, 14 shkurt.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re