Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar me takimet e tij elektorale. Pasditen e kësaj të marte Basha ishte në Njësinë nr.10 të kryeqytetit.

Kryedemokrati është takuar me qytetarë, ndërsa një prej tyre i ka ka shprehur pakënaqësinë për koalicionin me LSI

“Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë kur nuk ishit në koalicion,” tha qytetari, ndërsa Basha ia ktheu: “Mbaje mendjen te numri 9”.

Një qytetar tjetër kishte një tjetër porosi për Bashën. “Mendo edhe për ne tironsat. Mos e lër atë të të vjedhë shprehjet e Tironës se të kemi rritur vetë’, tha qytetari.

Basha ia ktheu: “Ai shprehjet mund t’i vjedhë por këtë rrugën këtu unë ua shtrova”.