Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bën thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatura me integritet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Teksa na ndajnë pak ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, 8 mars, Celibashi thotë se figurat që do zgjidhen duhet të plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.
“Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve” – shkruan Celibashi.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
