Skip to content

Zgjedhjet e 25 Prillit, Celibashi kërkesë partive politike: Dorëzoni listat me kandidatë brenda 8 Marsit!

Drejtuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i bën thirrje partive politike të dorëzojnë listat me kandidatë për deputetë brenda datës 8 Mars.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se duke vlerësuar situatën e pandemisë duhet t’i japim mundësi administratës të përpunojë dokumentacionin në lidhje me protokollet shëndetësore.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidatit.

Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.