DREJTUESIT NE TIRANE PS

Beteja politike ka nisur zyrtarisht ndërsa 2 partitë më të madha i kanë vendosur emrat të cilët do t’i përfaqësojnë në secilën njesi administrative në qarkun e Tiranës. Ndryshe nga Partia Demokratike, socialistët do të kenë emra të njohur prej vitesh në secilën njesi pasi është vlerësuar që qasja ndaj qytetarëve do të jetë më e lehtë me figura që kanë punuar prej vitesh me një zonë të caktuar.

Në njesinë administrative  numër 1 vijon të punojë deputetja e kësaj zone, Elona Gjebrea. Vasilika Hysi dhe sekretari i Partisë Socialiste  Arben Pëllumbi do të drejtojnë njësinë numër 2.  Klotilda Ferhati vijon të punojë pët njësinë numër 3  ndërsa njesia 4 drejtohet nga Arben Ahmetaj dhe Sadri Abazi, ky i fundit po punon njëherësh edhe në njësinë 9. Pandeli Majko dhe deputeti më i ri i socialistëve Eljo Hysko angazhohen në njësinë administrative 5  ndërsa Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e ushtron aktivitetin e saj në njësinë numër 6 në Kombinat.  Dyshja Besnik Bare dhe Ministrja Etilda Gjonaj vijojnë të angazhohen në terren në njësinë administrative numlër 7 ndërsa Ervin Bushati si tradicionalisht qëndron në njësinë 8 të kryeqytetit.

Njësia 9 drejtohet nga Sadri Abazi i cili punon edhe për njësinë 4 edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ish Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj angazhohet në njëlsinë 10 dhe deputeti Ulsi Manja njësinë 11.  Deputetja socialiste Mimi Kodheli drejton njesinë administrative 13

Xhemal Qefalia  do të drejtojë  fshatrat e  Petrelë  Baldushk  Dajt dhe Kërrabë, Sadi Vorpsi angazhohet me qytetarët e Farkë, Blerina Gjylameti zonën e Vaqarrit ndërsa Tonin Gogu po punon me banorët e bashkisë së Ndroqit ku përfshihen njësitë, Ndroq, Pezë e Madhe, Pezë Helmes.

Minsitrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali është caktuar drejtuese në njësinë administrative të Kamzës ndërsa Fidel Ylli në Vorë

Vijon…

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re