Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në emisionin “Opinion”, Kim është shprehur se SHBA është e kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në vendin tonë.

Ambasadorja thotë se ODIHR kanë deklaruar se zgjedhjet ishin të rregullta, pavarësisht disa problemeve të cilat nuk cenuan procesin zgjedhor.

Më tej, diplomatja amerikane se ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës si dhe kryedemokratin, Lulzim Basha për zhvillimin e një fushate të fortë.

“Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë.

Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç e patë në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren.

Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë. Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.”-tha ambasadorja Kim.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re