Skip to content

Zgjedhjet e 25 prillit, Lëvizja Vetëvendosje dërgon në KQZ tre emrat e kandidatëve për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka depozituar në KQZ listën me tre kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit.

Boiken Abazi në qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu në Lezhë, dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër janë tre emrat e vetëm nga VV-ja për zgjedhjet parlamentare.

Ndryshe nga partitë e tjera pjesëmarrëse në zgjedhje, Vetëvendosje është e detyruar të depozitojë një listë në çdo qark.

Kujtojmë që pak ditë më parë të tre kandidatët morën mbështetje edhe nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Albin Kurti, i cili u kërkoi shqiptarëve t’u besojnë këtyre emrave, pasi janë të pastër dhe patriotë.