Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshje me aleatin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën për zgjedhjet e 25 Prillit. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Duka i ka kërkuar Bashës që të ketë një vend të sigurtë në listën e Durrësit.

Ndër të tjera, mësohet se PAA do të ketë kandidatë pjesë të listave në 12 qarqe. Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha po vijon takimet me aleatët e tjerë.

Këtë të mërkurë, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu duket se nuk priti Bashën dhe prezantoi 36 kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës. Teksa bënte prezantimin në mbledhjen e aktivit, Mediu lëshoi një mesazh për Bashën duke i thënë se marrëdhënia në koalicion duhet të jetë reciproke dhe cdo parti duhet të vlerësohet në bazë të peshës që ka. (Lexo)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re