Skip to content

Zgjedhjet e 25 prillit, Xhemal Gjunkshi merr postin në PD

Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi caktohet Koordinator Kombëtar për Sigurinë në Partinë Demokratike.

Kësisoj, Gjunkshi nuk do të jetë në listat e PD për deputetë që pritet të publikohen sonte para mesnate. PD do të mbledhë në orën 20:00 Kryesinë dhe në orën 22:00 Këshillin Kombëtar për miratimin e listës.

Ndërkohë që na ndajnë pak orë nga publikimi dhe dorëzimi i listave në KQZ, janë zbuluar emra surprizë te PD.

Kështu shkrimtarja Flutura Açka pritet që të kandidojë për PD-në në Elbasan, analisti Agron Gjekmarkaj në Lezhë dhe zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa në Vlorë. Në Kukës do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela.