Home SHQIPERIA Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Deputeti Korreshi, i sigurt: Në Lushnje do të fitojë PD-ja

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Deputeti Korreshi, i sigurt: Në Lushnje do të fitojë PD-ja

0
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Deputeti Korreshi, i sigurt: Në Lushnje do të fitojë PD-ja

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi është i bindur se Partia Demokratike do të fitojë në Lushnje zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars, ndërsa nuk e sheh si të pamundur hyrjen në garë me një kandidat nga të dyja palët.

 

Në një intervistë për gazetarin Roland Zili në edicionin qendor të lajmeve në Vizion Plus, deputeti demokrat vlerëson se opozita, duke hyrë në votime e përçarë,  me dy kandidatë, po “ia dhuron” fitoren Partisë Socialiste.

 

“Ne u mblodhëm për të parë njëri-tjetrin në sy nëse e kemi seriozisht apo jo për t’i rikthyer demokratëve lushnjarë institucionin e bashkisë. Te gjithë ishim në një mendje: duhet të hyjmë në garë me një kandidat, me kandidatin më të mirë që në besojme se do të na japë fitoren…Në Lushnje kemi shanse 100 për qind për të fituar. Idealja është të dalim me një kandidat të unifikuar. Duke ardhur të bashkuar, solid, krijojmë frymë. E kemi për detyrë që t’ua rikthejmë demokratëve Bashkinë e Lushnjes. Ne degën e PD Lushnje jemi munduar që të ruajëm bazën, jemi shok e miq me njëri-tjetrin. Pavarësisht se kemi mendime diametralisht të kundërta, kemi ruajtur marrëdhënie humane. Ne demokratët nuk jemi armiq, jemi thjesht simpatizantë të njerit ose tjetrit, ne duhet t’i kthejmë bashkive shpresën. Duke hyrë me dy kandidatë, ua kemi falur zgjedhjet PS-së…Mos ta përdorim si barometër se çfarë do të ndodhë lart. Akoma nuk ka rënë damllaja lart, ne duam fitoren e PD-së në Lushnje.”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë