Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

 

Në një deklaratë, kjo forcë politike bën me dije se ka nisur punën sa i përket rolit që do të mbajë në zgjedhje. Shtabi elektoral i saj do të drejtohet nga koordinatori i qarkut dhe do të ketë në përbërje koordinatorin, kryesinë e forumit të gruas, rinor, delegatëve.

 

“Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbehët nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.

Sipas ligjit, LSI ka rol në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave. “Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki”, parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.

Ngritjen e shtabit elektoral në bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, për organizimin, koordinimin dhe drejtimin e fushatës elektorale në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, që do të mbahen në datën 6 mars 2022.
Shtabi elektoral do jetë më këtë përbërje:
Koordinatori Politik i Qarkut;
Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor; (bashkia Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë)
Delegatët e Konventës Kombëtare; (delegatët e bashkisë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë)
Ngarkohet Koordinatori Politik i Qarkut për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re