Skip to content

Zgjedhjet/ Kryemadhi: Fitojmë në Tiranë më shumë deputetë se katër vjet më parë!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mbledhur mbrëmjen e sotme kandidatët e Tiranës për të diskutuar zgjedhjet e 25 prillit. Te kjo forcë politike kanë bindjen, që rezultati i LSI-në në Tiranë do të jetë më i lartë se katër vite më parë.

Sipas burimeve nga mbledhja, Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI-së, duke theksuar se duhet të intensifikohen kontaket me biznesin për të shpjeguar planin, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e saj.

LSI beson se, ka një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë, duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë. Kjo bindje bazohet te mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj pesë prioriteteve të LSI-së për 5 muajt e parë të qeverisjes.