Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar përmes një statusi në facebook, në lidhje me garën e brendshme elektorale që po zhvillohet në Partinë Demokratike për zgjedhjen e kreut të ri.
Basha shprehet se kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga mazhoranca qeveritare. Test, i cili sipas kryedemokratik do të vendosë nëse të djathtë do të vijojnë luftën apo do të lejojnë planin e Ramës për dobësimin e opozitës.
Postimi i plotë: Kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.
Përgjigja jonë do të jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do të fitojmë!
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
