Skip to content

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Kryemadhi prezanton kandidatët e Vlorës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar ditën e sotme dy kandidatët për qarkun e Vlorës.

Grisejda Myslimi është njëra prej kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës.

Pasi e ka prezantuar më parë në takimet e organizuara në qytetin e saj të lindjes, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kushtuar edhe një status të veçantë në fb kadidates më të re të LSI në Vlorë, një nga emrat e listës së kësaj partie që kryesohet nga zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.

Ekonomiste në profesion, pedagogia e UET ka zgjedhur t’i bashkohet LSI-së në garën zgjedhore të 25 prillit, si përfaqësuese e të rinjëve vlonjatë, me bindjen se me fitoren e LSI ne zgjedhje, ajo do të ketë mundësi ti sherbejë më mirë qytetit te saj, shprehet kryetarja e LSI Monika Kryemadhi për të.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb